Romanian Si të Fillojmë një Grup Studimi Biblik?

Besojmë se Perëndia dëshiron të përdorë atë që ju jeni dhe vendin ku jetoni, punoni apo keni shoqëri për të pasur ndikim në përjetësi. Këta janë tre hapat e thjeshtë për të filluar:

1. LUTUNI

... gjithçka fillon me lutje dhe marrëdhënie.

 

LUTJE
● Lutuni për një shok/shoqe që t’ju ndihmojë për të filluar grupin e studimit biblik.
● Lutuni rregullisht së bashku. Kërkojini Perëndisë planin dhe drejtimin e Tij.
● Lutuni ndërsa ecni në zonën tuaj. Kërkoni bekimin dhe mbrojtjen e Perëndisë.
● Lutuni për njerëzit duke i përmendur me emër. Kërkojini Perëndisë mundësi për t’i takuar, për t’u kujdesur e për t’u shërbyer atyre. Veprat e përkujdesjes hapin zemrat dhe ndërtojnë marrëdhëniet.
● Lutuni që ata të kenë interes për të studiuar Biblën.

MARRËDHËNIE
● Takoni ata që jetojnë, punojnë apo kanë shoqëri pranë jush. Jini miqësor dhe inkurajues.
● Filloni biseda – bëni pyetje me vend dhe jini dëgjues të mirë.
● Kaloni kohë së bashku, për çaj, kafe ose vakte.
● Kërkoni mundësi për të dashur, dhënë dhe shërbyer.

2. KRIJONI LIDHJE

... gjeni ata që janë të interesuar.

PLANIFIKONI NJË TAKIM
● Zgjidhni datën, orën dhe vendin.
● Rendisni njerëzit që do ftoni.
● Lutuni dhe ftojini.
● Planifikoni pije freskuese, nëse dëshironi.
● Rendisni pyetjet për bisedën ose planifikoni një aktiviteti “prezantimi dhe njohjeje” për takimin.

UDHËZIM PËR TAKIMIN
● Shërbeni kafe, çaj dhe/apo ndopak ushqim të lehtë nëse dëshironi.
● Urojini mirëseardhjen pjesëmarrësve, prezantohuni dhe filloni të njiheni me ta (duke përdorur pyetje apo ndonjë aktivitet) dhe jepuni kohë t’i gëzohen pranisë së njëri-tjetrit.
● Aty nga fundi i pjesës tuaj, thoni diçka, psh: “Kaluam shumë mirë së bashku. Kam dëshirë të krijoj një mjedis të sigurt dhe një bashkësi përkujdesjeje ku një grup prej nesh mund të studiojnë Biblën së bashku, duke zbuluar atë që thuhet aty dhe se lidhet ajo me ne personalisht. Më thoni ju lutem nëse do ishit të interesuar.”

3. DREJTONI

... tani filloni

● Shkarkoni dhe printoni Udhëzuesin e Studimit për çdo person.
● Zgjidhni një nga katër grupet e Shkrimeve të Sugjeruara në atë Udhëzues Studimi.
● Pjesëmarrësve do t’u duhet një fletore e vogël për të shënuar përgjigjet e pyetjeve të përditshme.

Studime biblike në shqip

  • BESIMI (Albanian - Faith)

    0.0/5 rating (0 votes)
    BESIMI (Albanian - Faith)

    BESIMI: Perëndia i krijoi zogjtë në mënyrë që të fluturojnë, jo të rrinë ngjitur në fole. Bibla është e mbushur me historitë e atyre që zgjodhën një jetë moskokëçarjeje dhe mosbindjeje, si dhe të atyre që u ngjitën lart në flutururim mbi krahët e një besimi të mahnitshëm. Studioni jetën e disa personazheve biblikë si dhe mësimet e Jezusit dhe Palit. Mësoni edhe ju të ngjiteni lart në fluturim mbi krahë besimi.
  • DRITA (Albanian - Light)

    0.0/5 rating (0 votes)
    DRITA (Albanian - Light)

    DRITA: Breshka e ujit jeton në oqean. Në rast se ajo shkëputet nga mjedisi i saj përmes ndonjë drite artificiale, e ka fundin të sigurtë. Jezusi pohoi: "Unë jam Drita e botës ... drita që çon në jetë" Gjoni 8:12. Depërtoni në brendi të katër studimeve me në qendër jetën, marrëdhëniet, mrekullitë dhe mesazhet e Jezusit.

What is NBS2GO?

NBS2GO = Neighbor Bible Studies 2GO. This website is the simple packaging of ideas, resources, and inspiration to equip believers to launch and multiply Bible study groups.


What's the big deal about a Bible study group?

Like a one-room schoolhouse, a Bible study group brings together a wide range of seekers and Christ-followers to study, discuss, and encourage one another toward life application of God’s Word. This blending of spiritual maturity levels creates a dynamic, life-transforming community. Friendships are formed, and group members are equipped to minister to others where they do life. Life transformation and multiplication!

NLT Scripture references on nbs2go.com and in publications, unless otherwise noted.

Contact Us

Please let us know your name.
Please let us know your email address.
Please choose one.
Please let us know your message.
By clicking "Send," you agree to receive emails from NBS2GO and agree to Cru's Terms of Use and Privacy Policy.
Invalid Input